Reformat në arsim mbyllin edhe shkollën e muzikës, dega violinë në Gjirokastër. Një shkresë e Drejtorisë Arsimore urdhëron mbylljen e kësaj dege që funksionon që prej 6 vitesh në shkollën 8 vjeçare “Urani Rumbo”, me argumentimin se nuk ka bazë materiale dhe mësuesja e violinës është pa arsimin përkatës.

Prindërit e nxënësve me një peticion i drejtohen Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Luan Memushi, prefektit të prefenkturës Astrit Llanaj si dhe kryetarit të bashkisë Flamur Bime. Ata shprehin indiniatën e tyre pasi dy mësuset e vilonës u është komunikuar urdhëri i shkarkimit nga një nxënës i kësaj shkolle. Sipas tyre mbyllja e kësaj shkolle është e pajustifikueshme sepse që prej dy vitesh në Gjirokastër është hapur dhe shkolla e mesme e muzikës, që siguron vazhdimsinë e të ardhmes së këtyre fëmijëve./tvklan.al