Adriatik Alimadhi u zgjodh kryetari i ri Ballit Kombëtar. Alimadhi konkuroi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë, Uran Metko. 4 vota ishte diferenca e tyre, ku Alimadhi mori 128. Ndërsa Shpëtim Roqi nuk kandidoi për kryeta, pasi kryesia e partisë e detyroi të largohet përgjithmonë nga partia. Për këtë arsye Roqi nuk ishte i pranishëm në zhvillimet e kongresit. Gjatë fjalimeve Roqi u akuzua ashpër për shkelje financiare të partisë e shfrytëzim të ballistëve për interesa personale, madje edhe për trafik vizash.

Adratik Alimadhi: “Unë besoj se do të bëj më shumë, ndryshe se çka bërë Shpëtim Roqi. Unë do të ngre strukturat e partisë, do te ngre anëtarësi të regjistruar në parti, do te kem një moral krejtësish ndryshe nga ish kryetari i partisë.”

Gazetarja: Keni pasur dhe eksperiencë më pëprapra në partinë?

Adriatik Alimadhi: “Kam qenë anëtar i Partisë Balli Kombëtar, nuk kam pasur, por kam rreth një vit e gjysëm që kontribuoj në parti si sekretar organizativ i partisë.”/tvklan.al