Lajme Arkiva 2003

Edi Rama: Jeni tamam bijtë e “doktor rrumpallës”, vetëm “rrumpallë” dini të bëni.

Ilir Bano: Ke rast t’i përgjigjesh Fatos Nanos që ti i ke borxh 300 mijë Dollarë qytetarëve të Tiranës.

Edi Rama: Po ma jep mundësinë të përgjigjem, po më pyet. E fillojmë nga kjo pyetje?

Ilir Bano: Duhet t’i përgjigjesh ministres Uruçi që të ka çuar në prokurori.

Edi Rama: E fillojmë nga kjo pyejte? E fillojmë nga shoku ynë i dashur Fatos Nano?

Sokol Olldashi: Zoti Rama nuk ju kam dhënë fjalën.

Edi Rama: E fillojmë nga zoti Nano?

Ilir Bano: E di unë nga do të fillosh, se ma jep mua ligji të drejtën, nuk ta jep ty.

Edi Rama: Po që kur kështu “more i Kozmait”, “Për ku kështu more i Kozmait, për ku!”

Ilir Bano: Do të kërkoj që ti t’i përgjigjesh çështjeve që unë mendoj se duhen sqaruar tani, duhet t’i përgjigjësh.

Edi Rama: Të gënjej burri 50 e ca vjeç sikur këndon. Po gënjen sikur këndon . Bjeri-bjeri, thyeje dhe atë se e paguan populli shqiptar, thyeje se e paguajnë shqiptarët, bjeri fort.

Sokol Olldashi: Ti ke 5 vjet që vjedh paratë e shqiptarëve shqetësohesh për mikrofonin dhe vjen e bën edhe maskaradë aty, je i paturpë. Zoti Agasi do të mbani përgjegjësi për gjithë këtë maskaradë.

Edi Rama: Dua të them se unë nuk jam regjisori i kësaj shfaqje. Këtë shfaqje e kanë ideuar të tjerë, që dihen dhe që nuk dihen, por që unë i di dhe e ka vënë në skenë një regjisor që e njohin të gjithë shqiptarët. Ai që vuri në skenë masakrat e ’97 dhe që autostradën e nisur për në Evropë e ktheu për në rrugë të anijeve që detyroheshin të linin të lemerisura Shqipërinë në zjarrin e trazirave të ’97 dhe që pastaj na dha një epilog me zjarrin e ’98. Ai është regjisori i kësaj shfaqje, skenarin e ka bërë në bashkëpunim.

Sokol Olldashi: Kjo seancë nuk mundi të dilte atje ku duhet të dilte, për shkak se siç e kemi ndjekur ditë pas dite, zotërinjtë përfaqësues të Partisë Socialiste kanë qenë krejt të vendosur për ta bllokuar seancën për të bllokuar marrjen e dëshmisë së zotit Rama, për të bllokuar përpalljen e tij me provat e pakundërshtueshme të shpërdorimeve barbare që i janë bërë parave të qytetarëve të Tiranës. Sikurse e ndoqët seancën me të gjitha përpjekjet e grupit të përfaqësuesve të Partisë Socialiste, me një sjellje prej palaçoje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kjo seancë u prish sikurse ishin përpjekur ta prishin prej ditësh. Komisioni do të mblidhet dhe do të relatojë të gjithë deputetët për dosjet që kanë para. Nuk shikoj ndonjë klimë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste për të arritur në një raport të vetëm./tvklan.al