Aleatët e socialistëve i kërkojnë kryeministrit Fatos Nano të mos i shkojë deri në fund betejës ligjore me botuesin Nikollë Lesi. Sipas tyre kjo çështje do të vërtetonte presionin e pushtetit ekzekutiv ndaj medias dhe do t’i shtonte probleme të tjera qeverisë. Në këtë mënyrë kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputeti Lesi do të merrte në parlament vetëm votat e një pjese të socialsitëve të cilët mendojnë se kryeministri Nano ka të drejtë në padinë e tij.

Paskal Milo: “Unë nuk besoj që kryeminsitri Nano të mund t’u shkojë këtyre gjërave deri në fund për shkak se konsumi politik vjen duke u shtuar dhe nuk do të ishte mirë që në rrethana të tilla halleve të qeverisjes dhe të kryeminsitrit Nano t’u shtoheshin edhe probleme të kësaj natyre.”
Eduart Alushi: “Qoftë edhe unë në një rast që do të ndihesha i sulmuar apo i prekur duke e gjykuar në vëmendjen time padrejtësisht nga një koleg tjetër apo nga një organ i shtypit edhe në këtë gjykim do të gjykoja që edhe kryeministri ka të drejtë që të ankohet.”

Gazetarja: Kjo nënkupton që vota juaj do të jetë pro heqjes së imunitetit të zotit Lesi?

Eduart Alushi: “Absolutisht mos paragjykoni, sepse unë i bindem vetëm analizës dhe argumentit.”

Ligoraq Karamelo: “Kur një padi e tillë vjen nga kryeminstri nga kryeministri i vendit gjykoj se ajo përveç të tjerave ka dhe një precedent tjetër, ndërhyrjen e shtetit në problemet e medies dhe në lirinë dhe në shprehjen e qartë të opinionit të tyre. Nisur nga ky fakt me qënë se kemi të bëjmë me një rast flagrant të shkeljes së të drejtave të gazetarëve të medias së lirë kurrsesi nuk do ta votojmë një një kërkesë të tillë.” /tvklan.al