Një gjarpër që mendohej se ishte mashkull ka lindur 14 gjarpërinj të vegjël pa u çiftëzuar.

Boa 13-vjeçare, e quajtur Ronaldo, e shtangu pronarin e saj kur solli në jetë të vegjlit pasi nuk kishte pasur kontakt me asnjë gjarpër mashkull qëkur ai e kishte marrë 9 vite më parë.

Edhe pse e pazakontë,  është e mundur që gjarpërinjtë femër të riprodhohen në rrugë aseksuale. Ky proces njihet si partenogjenezë.

Gjarpërinjtë e vegjël janë dërguar në City of Portsmouth College ku pronari i Ronaldos punon si veteriner./tvklan.al