Gjithçka gati për rinovimin e kontratës së Mërgim Vojvodës me Torinon. Mbrojtësi ka arritur akordin për të vazhduar aventurën me skuadrë italiane, me marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Vojvoda është një nga lojtarët që është rritur më shumë, i cili luan në të dy krahët e fushës së lojës. 29-vjeçari mbërriti në Torino në verën e vitit 2020 dhe për këtë arsye tani është në sezonin e tij të pestë me fanellën e Torinos, por e ardhmja e tij do të jetë me “demat”.

Këtë sezon po aktivizohet në krahun e djathtë të mesit të fushës për të qenë stabël në fushën e lojës. Kontrata aktuale e Vojvodës deri në qershorin e vitit të ardhshëm. Me fanellën e Torinos, lojtari i kombëtares së Kosovës ka luajtur 121 ndeshje në të gjitha garat, ku deri më tani ka shënuar 3 herë.

Klan News