Kombëtarja e Kosovës do të luaj me Qipron në ndeshjen e xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e Kombeve. Por kjo nuk do të jetë hera e parë që Kosova dhe Qipro do të përballen, pasi dy ekipet kombëtare kanë pasur edhe dy duele të tjera.

Në fakt sfida e sotme që do të zhvillohet në “AEK Arena” në orën 18:00 dhe është e treta mes qipriotëve dhe Dardanëve. Deri më tani Kosova ka bilanc fantastik përballë Qipros, pasi në dy sfidat ka triumfuar me rezultat të pastër.

Ndeshja e parë u zhvillua pikërisht në stadiumin ku do luhet kjo sfidë, më 2 qershor të vitit 2022, ku Dardanët fituan me rezultat të pastër 0-2 falë golave nga Valon Berisha dhe Edon Zhegrova. 

Kjo ndeshje vjen pas zhvillimeve të fundit ku trajneri Franco Foda përjashtoi tre futbollistët si Edon Zhegrova, Muriç dhe Muslija për shkak se thyen rregulloren e brendshme të Kombëtares. Mungesa të rëndësishme që do të ndikojnë edhe në formacionin që do të hidhet në fushën e lojës, shtuar këtu edhe atë të Vojvodës ndëshkuar me karton të kuq në humbjen ndaj Rumanisë.

Në dyshim për këtë takim është sulmuesi Vedat Muriqi, i cili është stërvitur i diferencuar dhe mbetet në pikëpyetje për tu aktivizuar ndaj Qipros.

Klan News