Mero Baze: “Natyrisht që raportet e shtypit me shoqërinë dhe me shtetin, me qeverinë në këtë rast, janë të domsdoshme të rregulllohen përmes një ligji, por ligji për shtypin nuk mund të jetë si një, në radhë të parë nuk mund të vijë si një nevojë që e ndjen kryeministri, duhet të vijë si një nevojë që duhet ta ndiejë shtypi dhe kur kryeministri ka nevojë për një ligj për shtypin nuk ka nevojë ta kthejë këtë në një, ta veshi këtë si një çështje kombëtare që ka nevojë Shqipëria. Ligji për shtypin është një ligj që rregullon marrëdhëniet e shtypit me shoqërinë dhe shtetin dhe është një ligj për të cilin janë të interesuar në radhë të parë gazetarët dhe ai që e ka lënë Shqipërinë pa ligj shtypi është kryeministri Fatos Nano në vitin ‘97 kur për t’i veshur një tis demagogjik, përpjekja për ta vënë shtypin nën kontroll deklaruan, shfuqizuan një ligj për shtypin dhe deklaruan në kushtetutë që shtypi është i lirë duke i çuar gazetarët në gjyqe përmes kodit penal. Pra në qoftë se, ta përmbledhim çështjen, në qoftë se kemi nevojë për një ligj për shtypin dhe kemi nevojë për një ligj për shtypin, është një ligj i cili duhet të konsultohet dhe duhet të jetë për motorë të tyre, duhet të jenë komuniteti i gazetarëve të cilët kanë nevojë për të dhe jo një ligj për të cilin ka nevojë kryeministri që të kontrollojë shtypin.”

Gazetarja: Tani që jemi në prag të vitit elektoral, a ia vlen të diskutohet mbështetja politike për deputetët Zogaj dhe Lesi?

Mero Baze: “Është shumë sinjifikative deklarat e zotit Nano në Lezhë për t’iu kërkuar ndjesë lezhianëve për mandatin e Lesit e të Zogajt. Unë do të ndalesha tek të dy mandatet për shkak se unë jam, unë hyj tek ata njerëz që mendoj se mandati i Lesit në Lezhë është i dyshimtë, por është i dyshimtë për shkak se në timon të tij gjatë fushatës ka qenë kryeministri Fatos Nano dhe është e pamorlashme që një kryeministër tregon pas tre vjetësh se ka pasur një strategji për manipulimin e votave ka përdorur manipulimin e votave për të siguruar njëshëmrisë së tij dhe duhet të kujtoj se kabineti i fundit i zotit Nano është arritur të miratohet pikërisht me votat e parlamentit të dushkut për të cilën ai tani e akuzon dhe zotin Zogaj si deputet dushku dhe nëse nuk do të ishte për këtë manipulim, ne nuk do të kishim më kryeministër në këto momente zotin Nano, pra zoti Nano po u kërkon ndjesë shqiptarëve për ato një sasi të vogël, nga përqindje shumë të vogël nga votat me të cilat ai aktualisht është në pushtet. Kriza e fundit që u shkaktua brenda socialistëve dhe mandati i fundit i qeverisë së zotit Nano kaloi tërësisht me mandatet e deputetëve që kanë dalë nga zona elektorale e dushkut dhe për këtë arsye zoti Nano ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të kërkuar ndjesë të shpërndajë parlamentin dhe të futi vendin në zgjedhje të reja.” /tvklan.al