Në tregun valutor sot 1 Euro këmbehet me 102.5 Lekë

Monedha europiane Euro ka filluar të njohë një nivel të ri rënie gjatë ditëve të fundit, pas një stabiliteti të ruajtur në 2 muajt e parë të vitit, ku luhatej ne nivelet e 103 dhe 104 Lekëve. Më konkretisht gjatë kësaj të mërkure 1 Euro është këmbyer në blerje në kufijtë e 102.5 Lekëve dhe është shitur me 103.4 Lekë.

Nëse i referohemi tendencave të vitit të kaluar dhe mbi të gjitha nëse kjo situatë do të përsëritet, është e pritshme që rënia e kursit Euro-Lek të vazhdojë më tej gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Një ndikim të madh në dobësimin e Euros dhe forcimin e mëtejshem të Lekut ka edhe turizmi. Ndikuar nga kjo, shtimi i fluksit të turistëve pritet që të sjellë edhe më shumë fluks të monedhës europiane në vend, duke ndikuar edhe në çmimin e saj përballë Lekut e duke ndikuar dhe më tej në dobësimin e Euros.

Gjatë vitit 2023 për të ndikuar në stabilizimin e Euros, Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor dhe vendosi të blejë sasi të madhe Eurosh me synim zhvlerësimin e Lekut dhe forcimin e monedhës europiane.

Klan News