Ilir Meta ka paralajmëruar një eksod të madh të deputetëve socialist drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë një takimi me strukturat e partisë së tij në Librazhd dhe Elbasan kreu i LSI-së la deklaruar se së shpejti në koalicionin opozitar do të afrohen shumë deputetë socialistë, që nuk mbështesin lidershipin e PS-së dhe kryetarin e saj Edi Rama.

Veç të tjerash ai ka sulmuar fort dyshen Rama-Berisha dhe marrëveshjen e arritur mes tyre për reformën zgjedhore.

Ilir Meta: “Çfarë kodi duan këta. Këta duan kod që ta kthejnë politikën sipas mendjes së tyre, por do ta pësojnë vetë nga kjo gj që po bëjnë. Në monopol të dy personave, jo dy partive, jo thjesht PD-së e PS-së, të dy personave, të Ramës edhe të Berishës, si do të thoni ju me ato listat e mbyllura. Pse i duan listat e mbyllura, që t’i kthejnë deputetët në ushtarë, në njerëz pa dinjitet, në njerëz që të mos i kenë syri nga elektorati po t’i kenë sytë nga kryetari i partisë.”

I shoqëruar nga Petrit Vasili dhe eksponentë të tjerë të LSI-së, Meta ka theksuar se koalicioni i ri do të hyjë në zgjedhje me qëllime të qarta për tu renditur tashmë si forcë e parë politike./tvklan.al