Kërkuan lirinë në Apel, gjykata shpall vendimin në 31 Gusht

Gjykata e Posaçme e Apelit do të duhet të dilte me një vendim këtë të martë, nëse 6 të arrestuarit në dosjen e ashtuquajtur “Metamorfoza”, do të hetohen në qeli, apo masat e tyre duhet të ndryshohen, por për shkak të kompleksitetit të dosjes, mori më shumë kohë, deri në 31 Gusht.

Në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, veç ndryshimit të masave të sigurisë, avokatët e të hetuarve për disa akuza më të rëndat ato të vrasjes dhe sigurimit të kushteve për vrasje, ngritën pretendimin për papërdorshmëri të komunikimeve në aplikacionin SKY.

 “SPAK ka të njëjtin qëndrim që kanë prokurorët e vendeve të tjera. Jemi në sintoni të plotë. Në sallën e gjyqit nuk ka sekrete dhe nuk ka dosje hetimore. Nuk ka gjyqe të mbyllura vetëm Shqipëria i bën këto pisllëqe. Mediat të jenë në sallë”.

Por kundër këtyre pretendimeve të ngritura nga mbrojtja, qëndron SPAK, që i ka këto komunikime, shtyllën kryesore të hetimeve, të cilat sipas prokurorisë janë të mbështetura me verifikimet shtesë të bëra.

Të arrestuarit, por edhe 9 personat e tjërë të shpallur në kërkim, flasin për vrasjen e shtetasit Gjin Boriçi në Shkodër, plagosjen e Taulant Pepajt, po në këtë qytet si dhe 3 plane atentatesh të parealizuara.

Gjithashtu, në komunikime u gjetën edhe biseda të drejtuesit të forcave operacionale, Oltian Bistri, i cili dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Pëllumb Gjoka, si dhe prokurorit Xhevahir Lita, i akuzuar për korrupsion në disa raste, duke ndihmuar anëtarë të grupit ‘Bajri’. 

Tv Klan