Mbrojtësi i Kombëtares paraqitet mirë në kampionatin portugez

Enea Mihaj u bë pjesë e formacionit të javës në kampionatin portugez. Mbrojtësi shqiptar bëri një paraqitje të mirë në sfidën mes Famalisao dhe Estreja Amadora.

Takimi përfundoi në barazim pa gola dhe Mihaj ishte një pikë e fortë në prapavijën e Famalisao. Enea Mihaj u vlerësua me notën 8.2 nga Sofaskor. Ai është ftuar nga trajneri Silvinjo për miqësoret me Kilin dhe Suedinë që do të transmetohen në TV Klan.

Tv Klan