Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar në Luksemburg dokumentin orientues për bashkëpunimin me vendet e rajonit. Ata kërkuan përshpjetimin e procesit të zgjerimit.

Sipas Shefit të Diplomacisë Evropiane në largim Josef Borrell gjatë kohëve të fundit Bashkimi Evropian ka rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Borrell u tha kryediplomatëve ballkanikë se BE-ja e konsideron këtë si prioritet, pasi sfidat për sigurinë e këtij rajoni të cilat janë të ngjashme me ato që përballet edhe BE-ja.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, krahas procesit të integrimit të tyre në BE, e kanë rritur edhe pjesëmarrjen në proceset evropiane, në fushën e politikës së jashtme dhe atë të sigurisë.

Bashkimi Evropian u zotua për të ndihmuar vendet e rajonit në luftën kundër manipulimit dhe dezinformimit që vjen sidomos nga Rusia. Bashkimi Evropian e sheh si prioritet edhe avancimin e procesit të pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë në prag të takimit mes Kurtit dhe Vuçiç që mbahet të mërkurën në Bruksel.

Mali i Zi është i vetmi shtet nga rajoni ynë që mban konferencën ndërqeveritare për mbylljen e kapitujve 23-24 duke qenë shumë pranë anëtarësimit në BE duke lënë pas shtetet e tjera.

Klan News