Fatos Beja: “Të dashur nxënës të të gjithë shkollave të Shqipërisë publike e private! Të respektuar mësuesit, drejtues të shkollave, prindër e dashamirës të arsimit. Me rastin e 15 Shtatorit, ditës së parë të shkollës ju përshëndes dhe ju uroj një vit shkollor të gëzuar, të mbarë dhe me rezultate sa më të mira në mësime. Në mënyrë të veçantë uroj vogëlushët dhe vogëlushet që për herë të parë hyjnë në udhën e bukur dhe të pafund të diturisë. Urimet më të përzemërta për më shumë se gjysmë milioni fëmijë e të rinj të moshës deri 18-vjeçare, të cilët rinisin udhën e diturisë në kushte më të mira se çdo vit tjetër. Libri dhe interneti do të jenë shokët tuaj të përditshëm, jo vetëm në qytete, por dhe në fshatrat e humbur. Një urim më vete shkon këtë vit për 45 mijë nxënësit e nxënëset e vitit të nëntë, të cilët nuk do të ndahen më si në vitet e mëparshme, por do të jenë përsëri bashkë edhe në këtë vit shkollor. Të nderuar mësues, punë të mbarë e suksese në vitin e ri arsimor”./tvklan.al