Jemin Gjana: “Me para nga buxheti i shtetit për herë të parë këtë vit do të fillojmë procesion e matrikullimit ose procesin e identifikimit në blegtori. Këtë vit janë 1.2 milion dollar që do përdoren vetëm për gjedhët. Shqipëria me statistikat që ka është rreth 600 mijë krerë. Procesi do të fillojë në shtator. Në qoftë se do të bënim fjalë për një urë të standardeve dhe të lidhjeve me BE, të standardeve të sigurisë ushqimore, procesion e identifikimit të matrikullimit në blegtori mund ta konsiderojmë si themelin më të rëndësishëm. Penalitetet janë shumë të rënda, askush nuk do të mund të ketë më të drejtën dhe do t’i sekuestrohet çdo krerë bagëtie që ai mund të tentojë të nxjerrë në qoftë se e ka të pa mtrikulluar dhe do të ketë penalitete shumë të rënda për tregtimin e të gjitha produkteve blegtorale në qoftë se do të rezultojnë në ferma dhe fermerë të cilët nuk kanë kryer procesin e matrikullimit.”/tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro