Për rreth dy orë ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe gjyqtarë të Tiranës kanë debatuar në një nga sallat e gjykatës lidhur me një kusht të monitorimit të punës së tyre nga sekretaret. Ministri Alibeaj shpjegon detaje të këtij debati që ka nisur mes tij dhe gjyqtarëve të cilët nuk pranojnë të monitorohen nga sekretarët e tyre.

Enkelejd Alibeaj: “Vendimet gjyqësore, nga ky moment e tutje do duhet të arsyetohen, të shkruhen, të zbardhen sipas zhargonit të gjyqtarëve nga vetë gjyqtarët. E para sekretarët nuk është se bëjnë spiunin, a ranë dakord gjyqtarët, jo nuk ranë dakord. Preteksti ose justifikimi  tyre se sekretaret gjyqësore nuk duhet ta bënin një gjë të tillë.”

Por në agjendën e ministrit Alibeaj për rritjen e transparencës në sistemin e drejtësisë nuk mbetet vetëm moniotrimi i orareve dhe eficensa në zgjedhjen ose zvarritjen e çështjeve gjyqësore. Ai deklaron për Klan se në prokurori do të paditen edhe gjyqtarë për korrupsion. 

Enkelejd Alibeaj: “Shumë shpejt do të çohen në këshillin e lartë të drejtësisë të gjitha kërkesat e ministrit për procedim disiplinor për rastin e nxjerrjes së të dënuarave me burgim jashtë pa arsye. Për mendimin tim do të ketë procedime disiplinore për gjyqtarët të cilët japin vendime gjyqësore dhe po ua them, lënë të dënuarit të vuajnë burgimin edhe kur atyre u ka skaduar afati./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani