Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, në postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, paralajmëron se do të çojë për procedim disiplinor dhe deri në largim nga detyra rreth 20 gjyqtarë. Javën e ardhshme në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pritet të shqyrtohen propozimet për procedimet të 12 gjyqtarëve të apelit, 11 gjyqtarëve të propozuar nga ish-ministri Rusmaili, 1 gjyqtarë i Burrelit dhe 3 gjyqtarë të apelit në Durrës.

Enkelejd Alibeaj: “Gjithçka çarë është përhapur me anë të valëve mediatike këto dy ditë, do ta konsideroja një lloj dezinformimi, keqdashës, trillimit të së vërtetës që besoj segmente të caktuara të cilat nuk kanë qëllime të qarta ligjore dhe morale që procedime të tilla disiplinore ndaj shkelësve të ligjit, qofshin ata dhe gjyqtarë t’u shkohet deri në fund”.

Duke e argumentuar kështu faktin se ai nuk është në mbrojtje të gjyqtarëve që shkelin ligjin. Alibeaj ka hedhur poshtë variantet se mes tij dhe KLD-së ka një konflikt institucional.

Enkelejd Alibeaj: “Unë besoj që konsiderata të tilla si përplasje mes institucioneve të tilla si Ministria e Drejtësisë me KLD janë tërësisht inegzistente”.

Tre gjyqtarë të apelit ushtarak në Durrës janë njohur me dosjet e ministrit ku argumentohen dhe masat për procedimin disiplinorë ndaj tyre. Pritet që një pjesë e mirë e gjyqtarëve të proceduar për shkelje ligjore të largohen përfundimisht nga funksionet e tyre.

Enkelejd Alibeaj: “Ndëshkimi do të jetë në atë masë sa çështja e kërkon”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Gentian Koçi