Lajme Arkiva 2003

Ministri i Rendit Luan Rama në analizën e punës së gjashtë muajve për dikasterin dhe policinë e shtetit ka kërkuar ristrukturim të drejtorive dhe përjashtim kategorik të elementëve që pengojnë punën. Rama ka tërhequr vëmendjen e drejtorit të policisë Ibraj dhe sekretarit të përgjithshëm të ministrisë për mos koordinim të punës në disa drejtori dhe më tej për rikthim në punë të njerëzve të përjashtuar më parë nga policia.

Luan Rama: Me drejtorin e përgjithshëm të policisë kam biseduar, kemi identifikuar raste konkrete dhe pres qëndrim konkret jashtë nga policia njerëz që kanë ardhur në mënyrë të trafikuar dhe sillen si trafikantë në zyrat e shtetit.

Nga drejtori i kontrollit të shërbimit të brendshëm Petrit Veizi, ministri ka kërkuar respektim të hierarkisë së policisë pasi sipas tij formacioni po rrjedh jashtë ministrisë në dikastere dhe persona që nuk e kanë këtë të drejtë.

“Shërbimi i organizuar mbi bazën e ligjit në varësi të ministrit, varësit tuaj e kanë të qartë hierarkinë e drejtimit t punës së tyre?”

Petrit Veizi: Përgjithësisht konstatohet një respektim i hierarkisë por padyshim që ka edhe raste dhe fenomene siç përmendi zoti ministër. Në raste konkrete jemi ndalur në analiza konkrete dhe padyshim është mbajtur edhe qëndrimi i duhur.

Drejtori i përgjithshëm i policisë Bajram Ibraj ka pasuruar me shifra situatën e krimit dhe punën e policisë gjatë gjashtë muajve. Ka më pak vrasje dhe më shumë zbulueshmëri ka shprehur Ibraj, gjatë 6 muajve janë kryer më shumë ka më pak vrasje dhe më shumë zbulueshmëri ka shprehur Ibraj.

Gjatë 6 muajve janë shlyer 710 krime kundër personit dhe janë konstatuar 126 raste të krimit në lidhje me drogën. Bashkëveprimi dhe profesionalizimi policor është parë kryesisht në operacione kundër trafikut të narkotikëve. Me eliminimin e kultivimit të bimëve të tilla në gjithë vendin dhe me goditje të disa grupeve të trafikut ndërkombëtar./tvklan.al