Një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar është goditur nga Policia e Shtetit.

Në një operacion që mori pjesë dhe SPAK me autoritetet britanike, u sekuestruan 24 pistoleta, 1 kallashnikov , qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale për qitje në distancë dhe disa pajisje optike.

Gjatë operacionit të koduar “inkorporimi” u sekuestruan edhe veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptop dhe 2 thika.

Janë arrestuar në Tiranë tre persona: Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj.

Drejtues i grupi sipas policisë, është Adulla Hoxhaj, banesën e të cilit, u gjet arsenali I armëve. 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim si anëtarë të këtij grupi trafiku. Ata jetojnë në Angli dhe ndaj tyre Gjykata e Posaçme ka vendosur masën “arrest në burg”.

Gjithashtu bëhet e ditur se hetimi kishte nisur para një viti, kur u kapën 8 pistoleta në portin e Durrësit që do të trafikoheshin në Angli.

Klan News