Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministri i Rendit Spartak Poçi, ka zbritur mbrëmë në orët e vona në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për të zhvilluar një analizë, mbi mbarëvajtjen e tubimit të ditës së djeshme në sheshin kryesor dhe para kryeministrisë. Poçi ka përgëzuar efektivat e policisë, që kaluan me sukses, provën e djeshme, dhe ka kërkuar, të njëjtat masa sigurie dhe eficencë edhe në rastet që mund të pasojnë.

Nga kontrollet e djeshme për persona të dyshimtë, policia ka shoqëruar 143 persona, të cilët nuk kanë qenë të pajisur, me dokumentacionin identifikues, si dhe kanë tentuar të shkaktojnë tension. Pas shoqërimit në komisariate, persona të ardhur në Tiranë nga Laçi, Mamurrasi, Dibra, Kavaja, e Fieri, janë liruar duke u gjobitur për pjesëmarrje në mitingje pa leje./tvklan.al