Lajme Arkiva 2003

Banka e Kursimeve pas odiseve të zgjatura të përpjekjeve për tu privatizuar do të gjejë pronarin e ri në Dhjetor të këtij viti, i pyetur nga TV Klan ministri i Financave Kastriot Islami dha siguri të fortë për privatizim të suksesshëm të Bankës së Kursimeve.

Kastriot Islami: Pavarësisht punës tuaj negative, unë jam shumë optimist dhe nuk e di si do e vini “headline-in” por të jeni të sigurt që brenda Dhjetorit, Banka e Kursimeve do të privatizohet pavarësisht punës negative që mund  të vazhdojë të kryhet nga media të shkruara apo elektronike.

Të parakualifikuara për të marrë pjesë në tenderin që do të zhvillohet në Dhjetor janë dy banka, austriakja Raiffeisen Bank dhe hungarezja OTP.

Aktualisht këto dy banka po kryejnë duty licencën procesin e njohjes nga afër të bankës. Banka më e madhe në vend do të tentojë për të katërtën herë të shesë 100% të aksioneve të saj sipas një formule të miratuar në Parlament. Aktualisht Banka e Kursimeve disponon 53% të depozitave të tregut bankar dhe monopolin prej 80% të bonove të thesarit.

Privatizimi i Bankës së Kursimeve dështoi tre vitet e shkuara për shkak të mungesës së interesit të tregu ndërkombëtar si dhe për shkak të shtrirjes së saj të gjerë dhe të kushtueshme nga ana administrative./tvklan.al