Eva Simoni: “Jam sot këtu para jush për të hedhur poshtë sajesat më të fundit të opozitës dhe akuzat e pabaza se qeveria po punëson me kontrata të përkohshme një numër të madh punonjësish militant të saj. Duam të sqarojmë opinionin publik se punonjësit me kontrata të përkohshme kontraktohen nga të gjithë institucionet buxhetore me kusht që kohëzgjatja e nevojës për këtë kategori punonjësish të mos jetë gjithëvjetore apo kohëzgjatja e orëve të punës të mos jetë më e madhe se gjashtë orë në ditë. Shpifjet e sajuara nga opozita dhe që e beson vetëm ajo janë tërësisht të pabazuara.”/tvklan.al