Erla Mëhilli: “Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Drejtoritë Rajonale në të gjithë vendin po punojnë intensivisht dhe janë në gatishmëri të plotë për të mbajtur në gjendje punën nën kontroll kalueshmërinë e të gjitha llojeve të mjeteve në akset rrugore kombëtare. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Ministrinë e Brendshme, prefekturat dhe pushtetin lokal jemi duke ndjekur situatën shumë të vështirë të krijuar nga moti i keq në disa prej akseve rrugore të vendit. Momentalisht të gjitha akset nacionale janë nën kontroll pavarësisht vështirësirave të mëdha që po shkakton dëbora e dendur. Konkretisht në qarkun e Tiranës rrugët janë të lira dhe pa probleme për qarkullimin e automjeteve, ndërkohë në Krrabë-Bërzhit dhe Dajt janë një sërë mjetesh si borëpastruese, ekskavator dhe faroma të cilat janë gjatë gjithë kohës në punë. Në Qarkun  Elbasanit rrugët janë të kalueshme dhe në Qafë Thanë nuk ka probleme për momentin, por gjithsesi 3 mjete janë duke punuar për kontrollimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të saj. Në qarkun e Kukësit aski Morinë-Kukës, Kukës-Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë, ka 4 mjete borëpastruese në këtë lot. Në aksin Kukës-Morin po punohet që në orët e para të mëngjesit me një borëpastruese dhe një ekskavator, 3 borëpastruese po punojnë në Kukës-Qafë Shllak, në Kukës-Shishtavec po punohet me një traktor për të zhbllokuar rrugën, aksi Kukës-Drajrec-Peshkopi është i hapur deri në Kolosian-Domaj dhe një ekskavator që po punon për të mbajtur të hapur këtë segment. Aksi Kukës-Krum lëvizet me zinxhirë ndërkohë është një ekskavator që po punon, ndërsa në aksin e Tropojës po punojnë 2 ekskavator dhe 2 borëpastruese. Në Qarkun e Korçës akset janë të gjitha të kalueshëm, po rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për automjetet. Në Plloçë po punohet me borëpastruese dhe Greider në segmentin Grabovë-Korçë, po punohet me borëpastruese, në aksin Korçë-Qafë Qarë, Ersekë-Leskovik janë gjithsej 5 borëpastruese, 1 Xhibsit dhe 1 fadromë. Në Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Dardhë po punohet me borëpastruese dhe traktor, gjithashtu dhe në segmentet Korçë-Dogana Liqenasit, Bilisht-Bana Hoçisht, Plas-Pojan-Petnavin dhe Maliq-Lozhan-Moglic po punohet me borëpastruese grejder dhe faroma për shpërndarjen e kripës dhe skorieve, për të siguruar kalueshmërinë e automjeteve në mënyrë të vazhdueshme. Në qarkun e Gjirokastrës nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve, në segmentet Qafë Muzinë-Shkallë e zezë janë gjithsejtë 4 fadroma grejderas si dhe 1 automjet për hedhjen e kripës dhe skorieve. Në qarkun e Shkodrës kalimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, akset problematike janë Qafë Mali, Qafë Shllak-Fierzë, Pukë-Fushë Arrëz, Shkodër-Pukë po punohet gjithashtu me borëpastruese grejder dhe automjete për hedhjen e kripës. Janë duke punuar dhe gjithashtu dhe të gjithë punëtorët e firmave kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve, është lajmëruar ndërkohë dhe Drejtoria e Policisë së Qarkullimit Rrugor për moslejimin mjeteve pa zinxhirë. Situata veçanërisht në zonën e Qafës së Malit mbetet e vështirë për shkak të stuhisë së fortë të dëborës që ka mbërritur rreth deri në 70 cm trashësi. Në Qarkun e Lezhës në aksin Rrëshen-Rubik-Qafë Bene, qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Në Qarkun Dibrës aksi Peshkopi-Ura e Cerenecit është i kalueshëm me zinxhirë ndërkohë po punojnë 2 fadroma 1 borëpastruese dhe 1…”./tvklan.al