Në Forumin për Ukrainën kryeparlamentarja Elisa Spiropali theksoi se mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën do vijojë deri në çlirimin e saj, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e vendit.

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit: Mbështetja jonë e vendosur për Ukrainën do të vijojë jo vetëm për çlirimin e saj e deri në çlirimin, për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale, por edhe për sigurinë, kthimin e rendit ndërkombëtar për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe në rindërtimin e vendit.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë është vendi ku qytetarët ushtrojnë të drejtat e tyre.

Silvio Gonzato, Ambasador i BE: Kuvendi është një hapësirë shumë e rëndësishëm për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Parlamentet janë rojtarët e të drejtave të njeriut dhe të drejtësisë. Ofrojnë gjithashtu një forum ku dëgjohen zërat e qytetarëve dhe është vendi ku japin llogari ata që janë në pushtet.Parlamenti nën udhëheqjen tuaj dëshiron të jetë më i hapur, të ketë më shumë kujdes për pritshmëritë që kanë qytetarët dhe të jetë një vend dialogu.

Pjesmarrësit e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, ndoqën dokumentarin “Të përgjuarit” prodhim i vitit 2024 që rrëfen shkatërrimin e Ukrainës prej luftës.

Klan News