Në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, Andia Pustina.

Në SPAK, Pustina u paraqit me avokaten Klodiana Gjyzari, e cila mbron dhe kryedemokratin Sali Berisha.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se SPAK i ka komunikuar Pustinës akuzën e “pastrimit të parave”.

Andi Pustina është zotëruese e studios ligjore “Pustina”, në të cilën janë bërë të gjitha kontrata bazuar dosjes hetimore për “Partizanin”.

Klan News