Mirela Milori: zgjedhjet e lira është një term i lakuar mjaft shpesh kohët e fundit. Për të diskutuar rreth çështjes që ka hapur ky term i hedhur dhe nga Bashkimi Evropian kemi të ftuar në studion tonë të lajmeve zotin Mero Baze. Mirëmbrëma! Faleminderit që jeni prezent në studion tonë! Atëherë siç e thashë dhe pak më parë është një term që po përsëritet shpesh në organizmat ndërkombëtarë si një kusht themeltar për heqjen e monitorimit ndaj vendit tonë. Është një term i hedhur fort nga opozita kohët e fundit të cilët e shikojnë shkuarjen drejt zgjedhjeve të lira pa zotin Nano si kryeministër. Ju si mendoni se do të jetë një formulë vërtet reale që mund të aplikohet në vendin tonë?
Mero Baze: “Për të parë ky, ky lloj kushtëzimi është shfaq në raportin e Bashkimit Evropian për vitin 2003 që u publikua një muaj më përpara. Ishtë hera e parë që një raport i një institucioni evropian të vendoste si kusht për, për antarsimin e shqiprisë, të ndikojë në mënyrë konkrete e zgjedhjeve të lira , tani u përsërit dhe nga Këshilli i Evropës dhe nga Organizata për Sigurinë në Bashkimin Evropian çka do të thotë se Perëndimi pret ndryshime, reforma politike në raport me zgjedhjet në Shqipëri në një periudhë që nuk do të jetë më kryeministër zoti Nano, për shkak pra se kushti, kufiri i shpresës për Perëndimin përjashto klasat politike shqiptare këtu është zhvendosur tek një moment i cili, që janë zgjedhjet pra. Derisa ata thonë që kushti janë zgjedhjet e lira, pra çdo gjë do të bëhet pas zgjedhjeve, pra zoti Nano me këto kushte ka humbur shancin që të antarësojë Shqipërinë në bashkimin, të, të mbyllë negociatat, ka humb shancin t’i, t’i pranojë reformat nga Këshilli i Evropës dhe nga Organizata për Sigurinë në Bashkimin Evropian, pra në të gjitha variantet një qeveri shqiptare me kryeministër Fatos Nanon është është e kushtëzuar të gjykohet pas zgjedhjeve. I vetmi, i vetmi moment kompromisi kur, ku mund të shkojë klasa politike shqiptare është fakti që të shkojë me zotin Nano në zgjedhje duke, duke shpresuar që ajo do bëjë zgjedhje të lira dhe do plotsojë kushtet e Bashkimit Europian apo të jetë më e garantuar të shkojë pa zotin Nano në zgjedhje se Shqipria i plotëson kushtet e lira dhe nëse socialistët fitojnë, atëhere mund ta rizgjedhin zotin Nano. Mendoj që kompromisi i artë që mund të bëhet në klasën politike shqiptare është që të shkohet në zgjedhje pa shkaktarin e problemeve që janë krijuar në zgjedhje se kur ata vënë kushte për zgjedhje të lira do të thotë që zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë të lira dhe zgjedhjet e fundit janë bërë me zotin Nano. Kompromisi është që të shkohet në zgjedhje pa zotin Nano dhe nëse socialistët fitojnë pa zotin Nano.”
Mirela Milori: Dhe ju mendoni se mund të arrihet ky kompromis, shikojmë një qëndrim stoik nga të dyja palët?
Mero Baze: Unë nuk mund, nuk mund të them se ku mund të arrrihet, por mund të them se deri tani nuk kemi ndonjë deklarim antiperëndimor të qeverisë shqiptare, pra qeveria shqiptare nuk ka dalë akoma kundër Bashkimit Europian kundër OSBE-së dhe Këshillit të Europës. Në qoftë se nuk ka ndërmend t’i bëjë këto gjëra të dali kundër këtyre institucioneve dhe atëhere mundet të mos t’i bëjë mundet të mos arrihet në kompromis.”
Mirela Milori: “Atëhere do të ndalemi në një tjetër moment që ka të bëjë në fakt me qëndrimin kritik të gazetës suaj të shpallur ndaj planit të ri urbanistik, i cili u miratua dje në KKRT-në e Republikës ku ishte dhe kryeministri Nano, një plan urbanistik që, sipas opozitës, është miratuar për qëllimet e, e Ramës, i cili mbështet disa ndërtues. Si e shikoni, si e komentoni, ku e bazoni këtë?
Mero Baze: “Mendoj që, mendoj që nuk duhet thjeshtësuar kritika tek përfitimet personale që mund të ketë zoti Rama nga plani urbanistik se ato ai mund t’i realizonte dhe me një plan urbanistik të bërë në mënyrë me një kompromis më të gjërë për shkak se ai gëzon mandatin e bashkisë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por mendoj që plani urbanisitik është i paragjykuar në stad për shkak se idetë themelore të planit urbanistik për Tiranën, për Tiranën të paraqitura nën okelën e projektit francez kanë qënë ide të hedhura publikisht nga zoti Rama në vitin 2001-2002 në Tiranë ka qënë ideja për prishjen e Teatrit Kombëtar ngushtimin e sheshit “Skënderbej”, kthimin e tij në shesh ndërtimi, ide të cilat janë të gjitha të konkretizuara te projekti francez. Kemi arsye të besojmë që firma franceze është përzgjedhur për të noterizuar ato ide ato premisa të cilat zoti Rama nuk i realizoi dot nuk pati besueshmërinë e vet si kryetar bashkie që t’i bënte popullore për shkak se ndeshi nën një rezistencë të opinionit publik. Së dyti, kemi arsye ta paragjykojmë për shkak se në background-in e firmës franceze e cila është një firmë, mesatare nuk është një firmë që mund t’i besohet një kryeqytet ku harmonizohet e vjetra me të renë. Në background-in e saj projekti i parë në Shqipëri është projekti për ndërtimin e një ndërtese 22 katëshe te kinema “Milenium”-i, kjo është në faqen e interentit të kësaj kompanie të bërë në vitin 2002 një vit përpara konkursit për Tiranën dhe siç dihet, kinema “Milenium”-in e zotëron një grup pronarësh të afërt me zotin Rama bile me familjen e zotit Rama. Projekti i ri që kanë paraqit francezët e përfshin projektin e tyre privat të një viti më parë çka e lidh në mënyrë konfliktuale zotin Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë firmë dhe kur llogarit që kjo firmë ka përqëndruar gjithë energjitë e saj brenda 6 muajsh është naive që një firmë mund të studiojë të ardhmen vendase për të ardhmen e qytetit brënda 6 muajsh ajo nuk ka bërë asgjë tjetër veçse është përpjekur të kthejë hapësirën publike të Tiranës ta ridimensionojë në sheshe ndërtimi, ta vërë në dispozicion të firmave të ndërtimit të cilat janë afër zotit Rama ku firma që ka menaxhuar kinema “Milenium”-et është më e privilegjuara në të gjitha kullat e ndërtuara në bulevard. Për këtë arsye mendoj që zoti Rama ka interesa konkrete, por nuk është ky shkaku përse kritikohet projekti francez, projekti francez sipas atyre ekspertëve, krijon një , ka një transformim rrënjësor të Tiranës dhe humbet, humbet thelbin e lidhjes së Tiranës së vjetër, Tiranës historike me një qytet të ri. Në background-in e saj kjo firmë është e specializuar për të bërë ndërtime të reja moderne dhe nuk mund t’i, t’i, mohoet, por nuk ka asnjë lidhje me traditën dhe historinë e Tiranës ajo çfarë ajo ka paraqitur për më tepër zhduk shenjat e identitetit kryesor të Tiranës siç është sheshi “Skënderbej” dhe sheshi “Nënë Tereza” bulevardi qendror i Tiranës dhe ajo që përbën fenomen korrupsioni. Këto ishin parimisht paragjykimet që kishim për zotin Rama, kurse ajo që përbën fenomen korrupsioni është fakti që kemi tre paraqitje publike të projektit që ndryshojnë nga njëra tjetra çka do të thotë se ky projekt po shërben, jo si një projekt për të ardhmen e Tiranës, por si një projekt shantazh për të sotmen e gjendjes aktuale të Tiranës ndaj firmave kryesore të ndërtimit. Unë kam kontaktuar personalisht me shumë arkitektë dhe specialistë të cilët në situata të tilla janë, aq të shantazhuar nga projekti, sa kanë frikë të shfaqen dhe me emër në gazetë apo të dalin publikisht për të, për shkak se u përjashtohet automatikisht sheshi i tyre i ndërtimit apo projektet e tyre nga projekti francez. Ka ndryshime të verifikuara tre herë dhe unë mendoj që në radhë të parë duhet të noterizohet nga prokurori i përgjithshëm se cili është projekti francez, të bëhet publik dhe të jetë transparent për publikun në atë moment që është t’i nënshtrohet një gjykimi publik dhe pastaj të kalohet në vendime politike për shkak se ky do të ngelet një projekt shumë afatshkurtër, askush nuk mundet ta legjitimojë këtë në rastin e një ndryshimi politik në të ardhmen, është detyrë e opozitës ta bëjë të qartë qëndrimin tani që nuk do ta njohi këtë projekt francez në qoftë se nuk merret konsensusi i saj tani. Nuk duhet, nuk duhet kthyer në një betejë politike projekti, projekti i shërben gjithë Tiranës dhe duhet të pranohet nga të gjitha palët, në qoftë se pranojmë që nuk ka interesa financiare në të, në qoftë se ka interesa financiare natyrisht që s’do pranohen mendimet e opozitës atëhere opozita duhet të deklarojë qëndrimin e saj që me marrjen e pushtetit do të godasi këtë projekt.”
Mirela Milori: “Unë ju falënderoj për mendimet që dha të dhe për prezencën tuaj në studion tonë./ tvklan.al