Mero Baze: Ajo që duhet të bëjmë për mendimin tim, është që ne duhet të trimërojmë në një farë mënyre gjykatat shqiptare që ato të çlirohen nga akti i përplasjeve mes dy pushteteve, pushtetit politik dhe pushtetit të  shtetit. Gjyqet mes shtypit dhe gazetarëve janë një traditë që duhet të konsolidohet në demokraci. Unë nuk jam që gjyqet duhet të përjashtohen, gjyqet ndaj qeverisë dhe gazetarëve apo dhe anasjelltas mund të ndodhin, problemi është se Shqipëria vuan nga mungesave një tradite demokratike në gjykimi e këtyre çështjeve. Emocionet që kanë shoqëruar gjyqet ndaj Frangaj dhe Lesit në vitet ‘94-‘95 tashmë janë kthyer në, si të thuash kanë indoktrinuar gazetarët që duhet të reagojnë ndaj gjyqeve të tilla dhe gazetarët e bëjë me lehtësi këtë punë. Nga ana tjetër politikanët me lehtësinë më të madhe i hedhin ata në gjyq dhe i vetmi institucion që nuk ka ndryshuar pozicion nga kjo çështje janë gjykatat të cilat gjithmonë japin vendime në favor të atij pushteti që ë atë moment është më i fortë. Nëse janë më të fortë gazetarët në atë moment votojnë gazetarët, nëse janë më të fortë pushtetarët votojnë pro tyre. Ne këtë çështje do të zgjidhim me shumë seriozitet për shkak se duhet të kemi një traditë, duhet të fitojmë si vend një traditë të gjykimit të gazetarëve. E përjashtoj, vetë si gazetar unë ditë e enjte kam gjyq me Fatos Nanon kam padi penale jo civile, por nuk jam kundër ngritjes së padive, por gjykatat deri më tani kanë dëshmuar, jo vetëm njëanshmëri, por kanë dëshmuar papërgjegjshmëri dhe servilizëm, nuk e them këtë se janë palët në këtë. Do tregoj vetëm një gjë që më ka ndodhur dje, kur jam kthyer në shtëpi në orën 20:00 të mbrëmjes nga weekend-i kam gjetur një vendim të zyrës së përmbarimit ku unë,  paskësham patur një gjyq penal,padi penale, që më është bërë gjyqi në mungesë time, isha dënuar  dhe kishte ardhur letra në shtëpi që duhet të paguaja 1 milionë lekë të vjetra ose të konvertuara në ditë burgu. Vendimi nga përmbarimi ishte  marrë ditë e diel që nuk punon përmbarimi dhe posta kishte punuar edhe ditën e diel, për shkak se dje mbaronte afati i ekzekutimit të përmbarimit. Pra tregon se janë veprime shumë të vëmendshme të shtetit ndaj gazetarëve dhe mungesa e trimërisë ë gjykatës është se gjykata është treguar shumë frikacake dhe ka bërë një gjyq fshehurazi. Ka bërë  një gjyq që ai mund të ketë dërguar tre letra në adresa të ndryshme e thotë nuk është paraqitur kur personi mund të jetë jashtë shtetit, s’është paraqitur dhe e kemi bërë gjyqin në mungesë  dhe në vendimet e përmbarimit nuk theksohej as se me kë e kam pasur gjyqin dhe çfarë gjyqi dhe akoma avokati s’më ka dhënë një përgjigje, që e kam dërguar për tu interesuar. Ajo që dua të ilustroj me këtë, është fakti që gjykatat janë problemi më i madh në aspektin se ato nuk janë serioze për ta përballuar presionin e dy palëve se ajo që bëjmë ne sot është edhe presioni, domethënë po të kishim një shtet juridik nuk do ishte normale që ne të protestonim për një vendim gjykate. Nga ana tjetër pushtetarët e kanë shumë të lehtë që ti diktojnë gjykatave dhe deri tani kemi shumë pak raste gjykatësish të cilët, për shembull Gjykata e Apelit ka dhënë vendime me më shumë profesionalizëm dhe e  ka përballuar presionin politik. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka traditën më të keqe të gjykimit të gazetarëve, i konsideron të gjitha paditë që ngrihen ndaj gazetarëve, i merr në konsideratë, nuk ecën me precedentë të gjykimit të gjyqeve, për shembull, po të marrim presidentin Lubonja, përderisa zoti Lubonja ka fituar një  gjyq në një konflikt të caktuar atëherë gjykata duhet të krijojë një traditë të gjykimit të këtyre çështjeve dhe duhet që nga ky moment të gjitha çështjet që janë nën këtë nivel nën këtë rëndësi të mos i përjashtoj, ose të orientojë vendimet e tyre. Pra…

Mirela Milori: E shikoni të rastësishme futjen në lojë të gjykatës realisht?

Mero Baze: Për mua është shumë e rëndësishme që politika dhe shtypi të investohet te gjykata, të investohet  për të rritur autoritetin e gjykatës në këtë rast dhe tu japi zemër gjykatësve që të mos jenë pre e presioneve dhe mbi të gjitha të dëgjojnë. Palët kur dalin nga gjykata duhet të jenë të lirë në vendimet e tyre. Unë sa herë kam shkuar në Gjykatën e Tiranës gjyqtari nuk më ka dëgjuar asnjë herë.

Mirela Milori: Pa dashur të bëj ironi por duket shumë satirik dhe subjekti që sapo thatë me vendimin e gjykatës që gjetët mbrëmë. Ndërkohë do të ndalesha në një tjetër moment, sot ka ndodhur një ngjarje, një tjetër goditje e krimit dhe kanë qenë dy gardistë të cilët kanë goditur dy policë të qarkullimit rrugor  njëri prej tyre ka humbur jetën, tjetri është plagosur rëndë etj, etj,. Ndërkohë kemi lëvizje në rend, reforma thuhet në krerët e vendit nëpër rrethe e vendos në dyshim kjo goditje e fundit realisht reformën në vend.

Mero Baze: Ngjarja është shumë e rëndë për shkak se implikon totalisht elementët shtetëror brenda saj, të dyja palët edhe agresorët edhe viktimat janë pjesë e pushtetit.. mund të ketë shumë pasoja jo vetëm te përpjekjet për ndryshim por te të ashtuquajtura përpjekje për reforma, por mund të ketë edhe ndikim të madh te morali i policisë. Është shumë e vërtetë që zoti Toska ka bërë ndryshime rrënjësore në kuptimin e kuadrovikëve të Ministrisë së Rendit, por këto ndryshime në radhë të parë siç po shikohet kanë ulur autoritetin e policisë, mund të jenë larguar prej tyre, unë nuk kam njohje konkrete për nivelin e policëve ose të zyrtarëve që janë larguar, por siç po shihet furnizimi i menjëhershëm i këtij inspektimi të krimit  brenda ditës, rastet flagrante të ditës së sotme, mungesa e një stabiliteti të dukshëm në këtë rend, tregon që largimi i figurave profesioniste nga rendi mund të ketë shkaktuar probleme të rënda ose mund të ketë inkurajuar segmente mafioze të shoqërisë për të vepruar. Ajo që është më e rrezikshme që po shfaqet, ajo ka inkurajuar segmentet e inkriminuar brenda policisë. Pra jam i prirur ta besoj zotin Toska kur thotë se kam larguar njerëzit e inkriminuar nga policia, por në momentin kur shikoj se dy punonjës të shtetit shqiptar, të cilët janë po ashtu në varësi të Ministrisë së Rendit, dy ushtarë të gardës së republikës, vrasin  dy policë, me pistoletën e një polici tjetër, do të thotë që këta njerëz të inkriminuar në policinë e shtetit nuk janë larguar nga detyra ndërkohë që dy viktima janë po të policisë së shtetit, pra mund të jemi në momentin kur polica në përpjekje për të bërë ndryshimet ka humbur tërësisht autoritetin. Kjo do të thotë që njerëzit ose i ka lënë të paaftë, ose janë ndryshime të paduhura, kanë ikur njerëz më të aftë se sa duhej. Praktikisht rënia e autoritetit të policisë tregon që autoritetit të policisë tregon që reforma në drejtësi rezulton e para negative./tvklan.al