Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Jemin Gjana:- “Kemi tashmë edhe klanet e reja të trafikantëve të drogës, këtu si dhjetë vite më parë. Jemi këtu për të kërkuar ndryshime”.

Këto janë xhamat e hyrjes kryesore të kryeministrisë, të cilat u thyen nga turmat e demokratëve në protestën e radhës. Pas disa ditëve protestash, mitingu i sotëm i Partisë Demokratike është tensionuar nga individë brenda pjesëmarrësve, të cilët kanë provokuar forcat e rendit.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë selinë e kryeministrisë, policia nuk ka ndërhyrë. Mitingu i paligjshëm i PD, nisi në sheshin “Skënderbej”, ku për herë të parë, Berisha ishte pjesëmarrës, por nuk e mori fjalën. Pas kësaj, në xhiron e përditshme, ata kanë vazhduar të protestojnë edhe në godinën e Rendit, ku edhe aty janë goditur me gurë dritaret e kësaj selie. Policia sërish nuk ka ndërhyrë, por ka lëshuar thirrje me megafon për mos goditje me gurë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti