Lideri politik i Hamasit e ka mësuar nga lajmet vrasjen e 3 fëmijëve dhe 4 nipërve të tij gjatë një  sulmi ajror të Izraelit.

Ismail Haniya ka qenë për vizitë në një spital në Gaza kur u njoftua nga shoqëruesit e tij se nga sulmi ajror izraelit në Gaza ishin vrarë 3 djemtë dhe 4 nipërit e tij.

Lideri politik i Hamasit ruajti qetësinë dhe tha që shpirti i tyre tani është me Zotin.

Shoqëruesi i tha të ndërprisnin vizitën nëse dëshironte, por Ismail Haniya çuditërisht refuzoi duke thënë “përse duhej ta bënte këtë”. Ai vazhdoi vizitën e planifikuar në spital.

Fëmijët dhe nipërit e liderit politik të Hamasit u vranë një sulmi ajror të Izraelit teksa ishin duke lëvizur me makinë.

/tvklan.al