140 persona kanë aplikuar deri më tani në platformën “Deputeti që Duam”, e ngritur nga Partia Socialiste për të përzgjedhur kandidatët e saj për deputet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Ministrja Muzhaqi është zgjedhur si një nga koordinatoret e kësaj platforme pasi edhe ajo disa vite më parë aplikoi në këtë platformë për t’u bërë deputete e socialistëve.

Në intervistën ekskluzive për Klan News, Muzhaqi deklaroi se një pjesë e madhe e kandidatëve janë gra.

Muzhaqi ftoi të gjithë profesionistët e çdo fushe që janë të bindur se mund të japin ekspertizë për ligjshmërinë, ekonomikë, financat, bujqësinë, mjekësinë, arsimin dhe shkencën të aplikojnë në platformën deputeti që duam për të dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë 2030.

Tv Klan