Oborret e disa banorëve të zonës së Zadrimës u mbuluan nga uji mbrëmjen e djeshme pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë.

“Banorët e Fishtës në Lezhë përjetuan mbrëmjen e kaluar orë paniku dhe frikë, si shkak i reshjeve të shiut të cilat sollën prirje të shumta të përrenjve malorë”, raporton gazetari Martin Marku.

Autoritetet kanë dalë në terren për të parë edhe pasojat e shkaktuara nga përmbytjet. Vetë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu teksa pa nga afër situatën tha se do merren masa parandaluese që përmbytje të tilla të mos ndodhin më.

Në fshatin Fishtë të Lezhës ka mbetur e dëmtuar ura që lidh disa fshatra.

Tv Klan