Fillimi i javës nuk ka sjellë përmirësim të motit të keq që ka përfshirë Italinë që prej fundjavës.

E gjithë Toscana vijon të jetë në gjendje emergjence, ndërsa në Livorno, pati reshje shiu edhe paraditen e të hënës. Që në orët e para të mëngjesit, ekipet  e shpëtimet rinisën kërkimet për dy persona që u shpallen të humbur.

6 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani, mes tyre katër anëtarë të një familjeje ku bënte pjesë edhe një fëmije i mitur.

Në Siena, Ancona Bologna dhe Modena më shumë se 250 persona kërkuan ndihmën e zjarrfikësve si pasojë e përmbytjeve.

Moti i keq i gjeti njerëzit të papërgatitur, megjithëse paralajmërimet për kohën e keqe ishin bërë. Dëmet më të mëdha në Livorno janë në zonën e jugut ku banesat dhe rrugët janë mbuluar nga balta dhe makinat i ka marrë rrjedha me vetë.

Parashikimet thonë se shirat do të vijojnë deri të martën, ndërsa alarmi është dhënë për Italinë e jugut ku do të s’postohen stuhitë që goditën veriun.

Tv Klan