Flamur Shehu: “Dua t’ju them paraprakisht që nuk është ministri Pango, ai që dikton dhe emëron çdo gjë siç e kanë shprehur në letrën e Sindikatave të Pavarura të Artistëve të Teatrit Kombëtarë. Ka një keqinformim nga ata, ka dhe një ndoshta, dhe një keqdashje nga ata. Grupi ka pas parasysh që të marr dhe mendimet institucionale dhe të drejtorëve të institucionit të cilët i drejtojnë këto institucione për të cilën dhe përgjigjen, pra ka qenë një bashkëpunim i frytshëm dhe në fund të fundit dhe shumë rezultativ. Jua them paraprakisht që është draft dhe nuk është reformë e mbyllur, sepse ka disa procedura të mëtejshme që vazhdon për të arritur deri aty”./tvklan.al