Lajme Arkiva 2003

Rreth 3000 besimtarë mysliman të Elbasanit kanë nënshkruar sot një kërkesë drejtuar kryebashkiakur të këtij qyteti për të mos miratuar shitjen e vakëfit të “Namazgjasë” besimtarët e informuar se dokumentacioni për shitjen e sheshit të “Namazgjasë” do të shqyrtohet nesër kanë kërkuar mos miratim nga këshilli bashkiak në të kundërt besimtarët kërcënojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale që janë së afërmi.

Kërkesa e hartuar që mban firmën e Petrit Menallës, përfaqësues i komisionit të “Namazgjasë i është dorëzuar kryetarit të bashkisë Hysen Domi sot paradite, ndërsa njoftohemi se fimrëtarët shtohen nga momenti në moment. Para dy ditësh një grup besimtarësh ka akuzuar kreun e Myftinisë së Elbasanit Halit Muharremi për shitjen e trojeve, pronë e komunitetit mysliman.

Nga ana e tjerë Muharremi është mbrojtur duke e cilësuar këtë grup si ekstremist me qëllime të pastra karrieriste./tvklan.al