Triumf i nacionalistëve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë. Fronti kombëtar i Marinë Le Penit dhe Zhordan Bardelasë, i cili synon të formojë qeverinë e re të Francës, siguruan mbi 33% të votave në raundin e parë.

Disfatë për liberalët e presidentit Emanuel Makron, të cilët ranë në vendin e tretë me gati 21% të votave, pas aleancës së të majtëve të Frontit Popullor të Zhon Lyk Melonshonit të cilët siguruan 28% të votave.

Përcaktues megjithatë, për shumicën e 577 vendeve të dhomës së ulët të parlamentit francez do të jetë balotazhi i të dielës së ardhshme, ku në pjesën më të madhe të vendit, do të shihen përballje të drejtpërdrejta mes kandidatëve të nacionalistëve dhe të majtëve.

Përllogaritjet parashikojnë që Fronti Kombëtar të jetë pranë sigurimit të numrit të nevojshëm të deputetëve për të krijuar të vetëm qeverinë, ndërsa presidenti Makron bëri thirrje për bashkëpunim me të majtën, në mënyrë që në balotazhe të mposhten sa më shumë kandidatë të nacionalistëve në përballjen e drejtpërdrejtë.

Fitorja e nacionalistëve nxorri në rrugët e Parisit në protesta të dhunshme, mbështetësit e të majtës.

Tv Klan