Për të tretin sezon radhazi, Kosova luan në divizionin C të Ligës së Kombeve. Niveli i tretë i kompeticionit shikon sërish Dardanët si pretendent për të fituar grupin, mision që nis kundër Rumanisë. Një rival që vjen pas eksperiencës së Euro2024, por Kosova ka ogurin e mirë historik, pasi nuk kanë humbur asnjë ndeshje debutuese në këtë turne.
Një fitore dhe dy barazime për dardanët, teksa tekniku Foda do të përjetojë emocionet e publikut të Prishtinës. Kosova ka një rekord si pritës, pasi ka shënuar 3 fitore, 5 barazime e vetëm një humbje, por në Ligën e Kombeve ka 6 fitore e 3 barazime.
Kryesfida e mbrëmjes është ajo mes Francës dhe Italisë. “Gjelat” kthehen në aksion pas humbjes së dhimbshme në gjysmëfinalen e Euro2024, ku do të përballet më një rival të fortë si Axurrët. Kombëtarja e teknikut Didier Deschamps mburret me faktin që ka fituar të tre kompeticionet e mëdha ndërkombëtare, si Kupa e Botës, Europian dhe Ligën e Kombeve në vitin 2021.
Italia është gati të rikthejë krenarinë pas periudhës mjaft të zymtë në historinë e saj. Pavarësisht fitimit të Euro 2020, mbrojtja e titullit nuk shkoi siç duhet në tokën gjermane, ndërsa kanë humbur biletën në dy Botëroret e fundit.
Një fitore në Paris do thyente ecurinë negative në këtë kompeticion, me 1 barazim e 2 humbje në tre ndeshjet e fundit. Sandro Tonali do të jetë risia e Italisë , i cili mban një rekord interesant duke mos humbur asnjëherë një ndeshje jashtë fushe kur përfaqëson Italinë me 5 fitore e 3 barazime.
Klan News