Nga konferenca e 12-të zgjedhore në Gjirokastër kryeministri Fatos Nano ngriti si detyrë thelbësore të socialistëve fitoren e zgjedhjeve të 2005. Ai foli me tone të ashpra, si ndaj atyre që përfaqësojnë mendimin ndryshe brenda partisë, ashtu edhe ndaj liderit të demokratëve Berisha.

Fatos Nano: “Dëshira për karrierë individuale për disa socialistë është kthyer në një re të zezë që u err sytë dhe na dëmton të gjithëve. Megjithëse zgjedhjet parlamentare janë pas një viti, kanë filluar qysh tani ethet e listave të kandidatëve dhe më grindvecët për këtë gjë janë ata individë që, veçanërisht kohët e fundit, kanë bashkuar zërin e tyre me opozitën, kanë bashkuar deri dhe votën me opozitën dhe kanë dëmtuar edhe solidaritetin dhe imazhin e socialistëve në pushet. Ç’të bëjmë atëhere, të lëmë pushtetin, sepse Meta, Muçi apo Prifti janë të pakënaqur me mungesën e posteve që i kanë pas fituar vetëm nga kjo mazhorancë dhe i mbaka mëndja se ne s’kemi punë tjetër veçse t’i bëjmë ata kryeministra dhe ministra. Idetë pikëpmajet ose alternativat mund të jenë të ndryshme, morali o është i bardhë, o është i zi. Ka një shprehje popullore që thotë “kakarisin si gjeli majë plehut”. E pra, këta zotërinj, që pretendojnë se paskan midis socialistëve monopolin e ndershmërisë, të përkushtimit, të devotshëmrisë, të aftësisë, të suksesit e ku di unë se çfarë tjetër, të paktën të kenë moralin dhe kurajon të mos kakarisin mbi plehun e Berishës apo nga koteci i tij.”

Më pas kreu i socialistëve inauguroi fillimin e punimeve për rrugën Gjeologji – Cfakë- Manalatë, investim i Bashkisë së Gjirokastrës. /tvklan.al