Napoli është një hap larg zgjidhjes së nyjes së fundit, të drejtat e imazhit në kontratën e Romelu Lukakut.

Marrëveshja përfundimtare midis të kaltërve dhe përfaqësuesve të lojtarit belg duket se është shumë afër.

Kjo do të mundësojë që bomberi të kthehet përfundimisht në Itali, për të nisur bashkëpunimin me trajnerin Antonio Konte, të cilin e ka kërkuar me çdo kusht.

Çelsi do të përfitojë 30 milionë Euro, plus 15 të tjera në formë bonusesh.

Gjithashtu në rast të shitjes së futbollistit në tri vitet e para, ‘blutë’ e Londrës do të paguhen me 30% të vlerës.

Belgu ka luajtur më parë për Interin dhe Romën dhe kampionatin italian e njeh mirë. Ai nuk bën pjesë në projektin e teknikut të anglezëve, Enzo Mareska.

Nëse transferohet në stadiumin “Maradona”, Lukaku do të përfitojë 6 milionë Euro në një sezon.

Tek Interi, belgu realizoi 10 gola, e më pas në sezonin pasardhës shënoi 13.

Klan News