Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i merkatos, Victor Osimhen, vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi ka vendosur të largohet nga Napoli, por klubet që e duan, duhet të plotësojnë kërkesat e italianëve.

Nigeriani ka një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh, e cila vështirë se mund të paguhet nga ndonjë klub, në fundin e merkatos. Në këtë situatë, italianët do të pranonin edhe një ulje të çmimit, për shkak se nuk duan që lojtari t’iu mbetet në skuadër.

PSG-ja është tërhequr nga gara dhe Chelsea po punon për të mbyllur një marrëveshje. Londinezët kanë ofruar 70 milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit, ndërsa sulmuesit i ofrojnë 10 milionë euro në sezon.

Megjithatë operacioni duket i komplikuar, pasi në garë është futur edhe klubi nga Arabia Saudite, Al Ahli.

Këta të fundit, kanë tunduar lojtarin, të cilit i kanë ofruar një kontratë 4-vjeçare, me pagë 30 milionë euro në sezon.

Oferta për Napolin, është 70 milionë euro, por rroga e lartë për lojtarin, mund të bëjë që Osimhen të pranojë transferimin në Arabinë Saudite.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, me drejtuesit e Al Ahli, që për momentin ndodhen në Itali, me qëllim që të mbyllin marrëveshjen.

/tvklan.al