Ndalimi për disa orë nga policia e serbo-boshnjakut Damir Fazllic ka nxitur reagimin publik të kryespecialistit Edi Rama. Ky i fundit aludoi për lidhje të drejtpërdrejta mes kryeministrit Berisha deh njerëzve pranë tij me Fazllic, i akuzuar të jetë i përshirë në krye të operacioneve të paligjshme, siç është trafiku ndërkombëtar i armëve. Rama i shkoi më tej duke sjellë si fakte ato çka janë publikuar në media për të bërë lidhje dhe me ngjarjen tragjike të 15 marsit në Gërdec.

Edi Rama: “As grabitja e fondeve publike nga rruga Durrës-Kukës, as punishtja e vdekjes në Gërdec, nuk janë të shkëputura nga një skenar i kapjes së shtetit dhe i ngritjes së një sistemi klanor korrupsioni, që ka si tutor kryeministrin Sali Berisha. Gjurmët e nxjerra në dritë nga shtypi mbi këtë aktivitet tronditës për shtetin, flasin qartë për një qeveri të orkestruar nga interesat e botës së fitimit të paligjshme dhe çojnë hë për hë drejt Lulzim Bashës, ministrit pa imunitet të Sali Berishës.”

Ilir Meta në një tjetër reagim ripërsëriti qëndrimin për largimin e kryeministrit Berisha. Meta gjithashtu akuzoi kryeministrin për lidhje me rrjetet ndërkombëtare të krimit duke ju referuar pikërisht çështjes lidhur me shtetasin Damir Fazllic.

Ilir Meta: “Pra janë thjesht lidhje aferash, biznesesh dhe mesa duket edhe pastrim parash. Korrupsionin ku është zhytur Berisha dhe qeveria  e tij që tashmë i ka kaluar kufijtë e vendit duke u bërë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare mafioze e korruptive. Ndaj përfundimi i mandatit të kësaj qeverie mundësisht përpara zgjedhjeve të ardhshme është një kontribut i rëndësishëm për rikthim e vendit në një normalitet institucional e qeverisës./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Enver Shehu