Gjëndja në qytetin e Laçit do të normalizohet shpejtë pas ndërhyrjes që është bërë në zëvëndësimin e tubacionit dhe në pikat e rrjetit mjaft të amortizuar. Ministria e Rregullim Territorit dhe Turizmit është duke punuar në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve në dy lagjet problematike të Laçit ku dhe është evidentuar numri më i madh i të sëmurëve me verdhëz, madje sipas drejtorit të ujësjellësit në ministri, ndërmarrjes së ujësjellësit të Laçit i janë shtuar lëndët dezifektante. Dyfishimi i dozës së klorit ka nisur që në muajin Dhjetor. Si masë paraprake është kërkuar ndërhyrja e Ministrisë së Buqësisë për pastrimin e kanaleve kulluese në stacionet e pompimit.

Ministria e Rregullim Territorit kërkon të ndërgjegjësojë qytetarët e Laçit për ndërhyrjet e paligjshme që bëjnë në rrjet pasi një pjesë e fajit i takon atyre. Shkaktarë ka qënë edhe vënia në përdorim e ujit menjëherë pas rikostruksionit të linjës pa bërë dezifektimin dhe shplarjen e tijë. Rekomandimi që i jepet qytetarëve, mospërdorimi i ujit të pijshëm për konsum deri në përmirësimin e situatës, që kullimi i ujit dhe mbajtja e rrjetit të ujësjellësit në presion do të sjellë pastrimin e tijë. ./tvklan.al