500 abonentë të Telekomit aktualisht janë pa sinjalin e tij. Për të lidhur telefonin ata kanë paguar në Telekom, kështu llogari për defekte i kërkojnë vetëm atij. Por, telekomi është vetë ai që ankohet në këto raste pasi puna e tyre hidhet poshtë nga firmat ndërtuese në rrugë apo pallate. Çarjet dhe këputjet e këtyre kabujve bëhet nga mos zbatimi i rregullave.

Për të ndërtuar një objekt duhet një tufë me leje si ujësjellësi, kanalizime, elektriku dhe telekomi. Kështu pasi merret miratimi nga KRRT dhe jepet leja për ndërtim, investitori paraqitet në Telekom dhe bën azhornimin, hartën se ku gjenden kabullat e tij. Por, në terren ndodh ndryshe. Kabulli nga firma këputet dhe përgjegjësia bie mbi Telekomin. Inxhinierë specialistë, thonë:

“Dëmtimet i vrasin vetëm Telekomit ose më saktë abonentët të cilët vijnë dhe ankohen tek ne. Është normale që firmat gjatë fillimit të punimeve të tyre, të vijnë në Telekom dhe ne jemi të gatshëm t’u vemë një specialist që të mbikqyrë punimet e firmave. Specialisti i Telekomit do t’u japë drejtimet e duhura.”/tvklan.al