Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Lëvizjet e reja në kabinetin Meta, janë komentuar sot nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi si nevojë e domosdoshme për reforma.

Gramoz Ruçi:- “Për më shumë reforma dhe përsosje të punës dhe veprimtarisë së organeve të drejtësisë, për më shumë reforma në Ministrinë e Mbrojtjes dhe përshpejtim të hapave të mëtejshme për integrimin e ushtrisë shqiptare në organizmat ndërkombëtare, në ato të NATO-s veçanërisht, etj”.

Konsultimet parti-qeveri me ndryshimet, janë zhvilluar sot në mesditë mes kryeministrit Meta, Ruçit dhe Nanos. Pas kësaj, kryetari i mazhorancës Nano, i ka përcjellë Presidentit Meidani nevojën e ndryshimeve, i cili ka qenë pothuaj i një mendimi me liderët e partisë dhe qeverisë.  

Ndërsa kreu demokrat Sali Berisha, si rrallë herë sot nuk i ka komentuar ndryshimet e reja në qeveri.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Shumë shpejt do të jem në një konferencë para shtypit, për të komentuar ndryshimet e reja në qeveri”./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari