Seri të reja nga telenovela me universitetin e Vlorës. Këtë radhë rektorati i universitetit ka vendosur të heqë emrin e patriotit të madh Ismail Qemali nga faqja zyrtare në internet. Në faqen e re në internet rektori Tanush Shaska e nis mesazhin e tij me këto fjalë:

Tanush Shaska: “Është kënaqësi për mua t’ju shpreh mirëseardhjen dhe urimet e përzemërta në Universitetin e Vlorës. Universiteti i Vlorës ka hyrë në një epokë të re, atë të hyrjes në një stad të lartë ekselence. Plani ynë i veprimit është i shpejtë, agresiv dhe drastik.”

Në këtë mënyrë rektori Shaska vulos njëherë e mirë idenë e tij për heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga ky universitet. Pak kohë më parë universiteti shpërndahu edhe diplomat e reja pa emrin e Ismail Qemalit.

Miratimi në senat me 8 vota pro dhe 6 kundër bëri që senati ti thotë po ndryshimit të emrit të universitetit në Vlorë. Ky votim ngjalli reagime të forta tek opinioni publik dhe politikë-bërësit shqiptarë./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni/ Ornela Hila