Zaev: Po punojmë në maksimum për zgjidhjen e ngërçit

Në prag të samitit të BE-së kreu shtetëror i Maqedonisë së Veriut intensifikon vizitat në vende të ndryshme. Kryeministri Zoran Zaev tha vendi ndodhet para sfidës së integrimit në BE dhe kjo periudhë do të shfrytëzohet në maksimum për të arritur sukses eventual në procesin e integrimeve.

 “Unë në një konferencë për media paralajmërova udhëtime strategjike në këtë periudhë, paralajmërova për Stambollin, Tiranën, Paris, Vienë dhe gjithsesi edhe disa qytete të tjera, përse, sepse përsëri jemi drejtuar drejt sfidës së integrimeve në BE. Biseduam, vijon samiti më 17 Qershor ku do të merr pjesë presidenti ynë Pendarovski, por do të jenë edhe presidentët e Bullgarisë dhe vendeve tjera fqinje, ku vërtet mund të shfrytëzohen si mundësi që të vazhdojë miqësia dhe integrimi I Ballkanit Perëndimorë në BE.“

Zaev nënvizoi se me theks të veçantë do të intensifikohen takimet me autoritetet bullgare.

“Do të kemi pasi periudha deri më 22 Qershor do të ketë shumë takime, përmenda samitin në Antalia më datë 17, por edhe në NATO do të jemi së bashku në Bruksel më datë 14, besoj se edhe takim bilateral do të kemi, pasi ministrat tanë të jashtëm me ekipet e tyre bashkëpunojnë, zhvillojnë planin për bashkëpunim.

Unë madje besoj se do të mund të mbajnë edhe konferencë ndërqeveritare në këtë periudhë, e gjithë kjo do të mund të jetë ndihmesë për marrjen e asaj PO-je të zëshme që e presim për mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare, kështu që para nesh është një periudhë e rëndësishme, besoj se do ta shfrytëzojmë në maksimum për ta arritur sukses eventual.”

Përndryshe Zaev gjatë ditës së djeshme ka qëndruar për vizitë në Turqi, ku tha se është biseduar për bashkëpunimin mes ushtrive, investime të reja, pozicionimin në NATO dhe shumë çështje të tjera, detajet e të cilave nuk deshi t’i shpalos, duke nënvizuar se janë pjesë e strategjive dhe planeve të cilat duhet të vazhdojnë të punohen.

Klan Macedonia