Draft-rezoluta: Të hiqet “roaming” në vendet e BE

Në datat 1 dhe 2 Dhjetor do të zhvillohet mbledhja e radhës në Bruksel e Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin. Në fund të këtij takimi në Parlamentin Europian pritet të miratohet një rezolutë, draftin e së cilës Klan News e ka siguruar.

Në të theksohet nevoja e heqjes së tarifave “roaming” për shqiptarët në vendet e BE-së.

“Komiteti mirëpret heqjen e tarifave të “roaming” ndërmjet gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor; nxit, në këtë drejtim, të gjitha palët përkatëse të negociojnë një plan që do të çonte në eliminimin përfundimtar të tarifave të “roaming” midis Shqipërisë dhe të gjithë anëtarëve të BE-së”.

Të pranishëm do të jenë edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi,  Josep Borrell, zëvendëspresident i Komisionit Evropian. Temat e Komitetit do të jenë ekonomia, energjia dhe mjedisi, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Shoqëria civile dhe media etj.

Klan News