Nëntë vatra aktive zjarri vijojnë në të gjithë vendin. Në raportin e fundit të bërë publik nga Ministria e Mbrojtjes paraditen e të premtes, thuhet se në 24 orët e fundit janë raportuar 27 vatra, nga të cilat 18 janë fikur.

Agjesia Kombëtare e Mbrojtjes: Vijojnë të jenë aktive ditën e sotme vatrat e zjarrit në fshatin Gjadër, Bashkia Lezhë, në fshatin Zavalinë, Bashkia Elbasan, në njësinë administrative Gostim të Bashkisë Cërrik ku po punohet për shuarjen e një tjetër vatre. Strukturat e emergjencave po vijojnë punën për shuarjen e vatrave edhe në  zonën pyjore Bode, bashkia Maliq, në fshatin Kus, bashkia Tiranë, në fshatin Mushnik, bashkia Rrogozhinë, në fshatin Vorfë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Salari, Bashkia Tepelenë si dhe në Parkun Kombëtar Qafshtamë, bashkia Krujë.

Sipas raportit vatrat që janë aktive nuk përbëjnë rrezik për banesat. Në aksion për shuarjen e flakëve janë përfshirë rreth 600 forca dhe 42 mjete. Autoritet kërkojnë edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të raportuar në kohë për zjarret, ndërsa kërkohet nga institucionet lokale që të ndërhyhet sa më shpejt në mënyrë që vatrat të mos marrin përmasa të mëdha.

Klan News