Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Aleancistët kanë protestuar sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kërcënimet e Socialistëve ndaj kandidatëve të tyre për pushtetar lokal në bashkinë e Lushnjes, komunat e Dumresë Elbasan, komunën e Dajtit Tiranë dhe të Odries Gjirokastër.

Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “Gjë tjetër vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, veçanërisht atje ku Partia Socialiste përdor pushtetin me sekretarët e vetë, që duhet të ishin larguar kur janë kandidatë, në mënyrë që të mos pengojnë regjistrimin e kandidatëve. Gjithashtu duhet të tërheqi komisarët e kuq, të cilët i ka shpërndarë në të gjithë vendin, duke organizuar komplote kundër partive të tjera”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame