Kryeministri Benjamin Netanyahu ka injoruar ultimatumin e dhënë nga ministri i tij i Luftës Beni Gantz, i cili një ditë më parë paralajmëroi se do të japë dorëheqjen nëse qeveria nuk miraton deri më 8 qershor një plan paslufte për Rripin e Gazës.
Sipas Netanyahu-t përmbushja e kërkesave të tij do të çonte në humbjen e Izraelit.
“Kushtet e vendosura nga Benny Gantz do të silllnin fundin e luftës dhe një disfatë për Izraelin, braktisjen e shumicës së pengjeve, lënia e Hamasit të paprekur dhe krijimi i një shteti palestinez.”
Në planin e tij 6-pikësh Gantz kërkon kthimin e pengjeve, rrëzimin e Hamasit, çmilitarizimin e Gazës dhe marrëdhënie të mira me Arabinë Saudite.
Qëndrimi i ashpër i ministrit të Luftës vjen pas atij të ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, i cili u shpreh disa ditë më parë se nuk do të qëndronte në postin e tij nëse Izraeli zgjidhte të risulmonte Gazën.
Kritikët e Netanyah-ut e akuzojnë atë se po kërkon të zgjasë luftën me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja, akuza që ai i mohon.
Klan News