Një milionë euro është shifra e përafërt që nevojitet për rehabilitimin e plotë të Kodër Vilës së Durrësit. Duke e cilësuar fondin e emergjencës prej njëzet milionë lekësh si të pamjaftueshme, pushteti lokal i ka bërë kërkesë qeverisë për investime shtesë.
Kryebashkiaku i Durrësit: “Specialistët paraprakisht mendojnë që shifra duhet të shkojë në një milionë euro, por çdo gjë duhet të, duhet të flasim mbas ditë së mërkurë kur projekti të ketë përfunduar dhe besoj që dhe punimet do të përfundojnë shumë shpejt.”
Ndërsa lidhur me debatet dhe akuzat e ndërsjellta mes kampeve rozë dhe blu për sa i përket masakrës së kurorës së gjelbër të qytetit kryebashkiaku i Durrësit deklaroi:
Kryebashkiaku i Durrësit: “Ndoshta janë bërë aq më shumë duke mos patur nji studim urbanistik të, të mirfilltë qyteti janë dhënë dhe ndoshta leje ndërtimi abuzive. Kto duhet të m’kuptoni, nuk dua të, t’i konsideroj të qëllimshme, të njëjtin gabim ndoshta do ta bëja dhe unë në atë përiudhë, por fakti është që ne duhet të ndërhyjmë të rehabilitojmë ktë zonë duke marrë të mirqena ndërtimet që janë bërë dhe të pezullojmë ato të cilat mund të rëndojnë akoma më shumë gjëndjen.” /tvklan.al